AKTUALITET, 3 Janar 2021, 17:54

Më pak viktima, por më shumë të shtruar dhe në terapi intensive, situata në spitalet COVID

Më pak viktima, por më shumë të shtruar dhe në terapi


Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se koronavirusi mori tre jetë, fatmirësisht një numër i vogël krahasuar me muajt e fundit të vitit që lamë pas, ku situata ishte tejet e rënduar.

Si pasojë e rritjes së testimeve, krahasuar me 24 orët e kaluara, sot kishte më shumë të infektuar që janë zbuluar nga tamponët që janë bërë. Por si paraqitet situata në spitale?

Në 24 orët e fundit kemi një rritje të numrit të pacientëve në spitale, por edhe atyre që janë futur në terapi intensive. Dje në 4 spitalet COVID ishin 286 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 3 të intubuar.

Ndërkohë që sot në 4 spitalet COVID po trajtohen 295 pacientë, 9 më shumë se dje. Por ajo që bie më shumë në sy është fakti që krahasuar me dje, sot 11 pacientë kanë kaluar në terapi intensive

Të shtunën ishin 21 pacientë në terapi intensive nga të cilët 3 të intubuar, ndërsa sot janë 32 në terapi intensive nga të cilët 4 të intubuar