AKTUALITET, 3 Janar 2021, 20:11

Detaje të reja nga aksidenti në Elbasan/Po ktheheshin nga festimi në juglindje, përplaset me furgonin, makina copë copë, nëntë të plagosur

Detaje të reja nga aksidenti në Elbasan/Po ktheheshin nga festimi


Nëntë persona janë plagosur mbrëmjen e sotme nga një aksident në Elbasan. Në aksident u përfshinë një furgon dhe një makinë e vogël tip Volkswagen. ABC sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, aksidentit që u regjistrua pranë metalurgjikut.

Raprtohet se në furgon udhëtonin disa qytetarë që po ktheheshin nga një guidë në juglindje të vendit me rastin e festave dhe ndërrimit të viteve. Furgoni ka pësuar disa dëmtime, ndërsa makina Volkswagen me të cilën u përplas është shkatërruar plotësisht.

Personat që ishin në makinën tip Volkswagen u bllokuan brenda kabinës për shkak të copëtimit të makinës, ndërsa u desh ndërhyrja e zjarrfikëses për t’i nxjerrë.

Por fatmirësisht nuk ka viktima. Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Sot në rrugët e vendit janë shënuar disa aksidente nga jugu në veri, ku janë shënuar deri tani 3 viktima dhe 12 të plagosur.