AKTUALITET, 14 Shtator 2020, 14:57

Ulet numri i rasteve ditore me Covid në Maqedoninë e Veriut, humbin jetën katër persona

Ulet numri i rasteve ditore me Covid në Maqedoninë e Veriut, humbin

Gjatë 24 orëve të fundit fatmirësisht është shënuar një numër i ulët i rasteve të reja të infektuar me Covid 19.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 464 teste të kryera 37 raste të reja janë konfirmuar pozitiv me Covid dhe 4 persona kanë humbur jetën.

Rastet e reja me Covid janë konfirmuar në Shkup-20, Kumanovë-3, shtip-1, Tetovë-3, Strugë-2, Veles-1, Ohër-2, Gostivar-2, Kriva Pallankë-1, Koçanë-2.

Në 24 orët e fundit 4 pacientë kanë humbur betejën me Kovid-19. Një pacientë nga Vinica i moshës 57 vjeçe, dy pacientë nga Ohri 77 dhe 57 vjeç dhe një nga Struga i moshës 74 vjeçare.

Gjithashtu gjatë orëve të fundit janë shëruar 131 persona.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar me Covid 15827 persona mes të cilëve 652 kanë humbur jetën