AKTUALITET, 26 Korrik 2019, 19:31

Ulërima dhe të qara, mbërrin në Vlorë trupi i pajetë i Festim Latos, e presin me flamur shqiptar

Ulërima dhe të qara, mbërrin në Vlorë trupi i

Mbërriti në atdhe këtë pasdite trupi i pajetë i Festim Latos, 44-vjeçarit vlonjat të vetëshpallur president të Republikës së Çamërisë, i cili u vra pak ditë më parë në Holandë.

Familjarët dhe të afërmit e pritën në Rinas për ta përcjellë në qytetin e Vlorës, ku edhe do t’i kryhen nderimet e fundit.

Familja e tij në Vlorë ka hapur dyert e mortit dhe siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, dëgjohet vaji i familjarëve. Ndërsa miqtë e tij e kanë pritur me flamur shqiptar.

Mësohet se ditën e nesërme në Teatrin “Petro Marko” do të mbahen edhe homazhe në nder të tij.

Presidenti i vetëshpallur i Republikës së Çamërisë, Festim Lato është ekzekutuar në Holandë nga persona ende të paidentifikuar. Lajmi është bërë publik nga familjarët. Lato kishte borxhe tek kompani dhe individë privatë në shumën e miliona eurove.