AKTUALITET, 26 Korrik 2019, 19:21

FOTO/ Everton, prezanton super stadiumin 500 milionë stërlina: gati në 2023

Nuk ka arritur rezultate në fushë, por Everton është një nga klubet angleze që ka shpenzuar shifra të cmendura në merkato për lojtarët, në kërkim të rikthimit si protagonist në Premier League. E natyrisht një vit tjetër nën pushtetin e Liverpool, por me gjendje të përkeqësuar psikologjike pas triumfit të Reds në Champions League, nuk mund të tolerohet lehtë.

E ja, sa për të zbutur epërsinë e fqinjëve të qytetit, Everton ka prezantuar projektin e stadiumit të ri që do të zëvendësojë Goodison Park: një impiant prej 500 milionë stërlina e që do të lindë pranë lumit Mersey që lag Liverpool. Stadiumi do të ketë një kapacitet prej 52 mijë vendesh e do të jetë gati për sezonin 2023/24.