TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është e mrekullueshme të shikosh sesi 76 të vegjëlit e një rose e ndjekin pa u shpërndarë nga rreshti për asnjë moment.
Fotot janë realizuar nga një fotograf amator Brent Cizek, ndërsa po bënte një reportazh të shkurtër në Liqenin Bemidji në Minesotë, në SHBA. Është një fotografi unike, të shohësh sesi 76 të vegjëlit e një rose e ndjekin në ujë me shumë dashuri atë.
Në fakt Shoqata Kombëtare Audubon, shpjegoi se kjo lloj rose shpesh kujdeset edhe për ët vegjëlit e të tjerëve, duke formuar një kopsht të vërtetë. Sepse të gjithë u habitëm, duke qenë se është e vështirë që një rosë e vetme të jetë nëna e 76 të vegjëlve.
Fotografi tregon se ishte mahnitur kur pa kaq shumë, dhe kishte nisur t’i numëronte derisa ishte lodhur dhe habitur njëkohësisht kur dëgjoi zërin e tij, “76”.
“Dhe përfundova duke pyetur veten, si mud të kujdeset një rosë për 76 të vegjëlit e saj? Sigurisht që nuk ishte e vërtetë, por ajo bëhej nënë edhe përfëmijët e të tjerave.”- u shpreh Cizek.
