AKTUALITET, 17 Gusht 2021, 20:49

Po lahej në Gjirin e Lalëzit, mbytet 23-vjeçari, polumbarët kërkojnë për trupin e tij

Po lahej në Gjirin e Lalëzit, mbytet 23-vjeçari,

Një 23-vjeçar dyshohet se është mbytur në Gjirin e Lalëzit në Durrës. Polica njofton se 23-vjeçari është zhdukur që në orën 14:40 të ditës së sotme.

Polumbarët dhe Policia Kufitare janë duke kërkuar për trupin e tij.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 17.08.2021, rreth orës 14:40, te Gjiri i Lalëzit, Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi A. S., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Polumbarët vijojnë kërkimet për gjetjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrathanave të ngjarjes.