AKTUALITET, 17 Gusht 2021, 18:27

Zëvendësi i parë i Ashraf Ghanit vetëshpallet President kujdestar i Afganistanit: Nuk jemi Vietnami, bashkohuni me rezistencën!

Zëvendësi i parë i Ashraf Ghanit vetëshpallet President

Afganistani ligjërisht ka një Presidenti të ri kujdestar deri në zgjedhjen e të riut. Amrullah Saleh, zëvendësi i parë i Ashraf Ghanit i cili vendosi të braktisë vendin është vetëshpallur Presidenti i Afganistanit duke përdorur si argument Kushtetutën e vendit.

Ai i kërkon qytetarëve të bashkohen me rezistencën përballë talebanëve, teksa ka paralajmëruar se Afganistani nuk është Vietnami.

Po ashtu ai ka kritikuar Presidentin Joe Biden teksa thekson se afganët nuk e kanë humbur shpirtin dhe shohin mundësi të mëdha përpara.

STATUSI NGA AMRULLAH SALEH

Qartësim: Sipas kushtetutës së Afganistanit, në mungesë, arratisje, dorëheqje ose vdekje të Presidentit, zëvendësi i parë bëhet Presidenti kujdestar. Aktualisht jam brenda vendit tim dhe jam Presidenti legjitim kujdestar. Po i drejtohem të gjithë udhëheqësve për të siguruar mbështetjen dhe konsensusin e tyre.

Është e kotë të debatosh me Presidentin e SHBA për Afganistan tani. Lëreni të tretet. Ne duhet të dëshmojmë se Afganistani nuk është Vietnami dhe talebanët nuk janë as nga distanca si Vietkongu. Ndryshe nga SHBA/NATO, ne nuk e kemi humbur shpirtin dhe nuk shohim mundësi të mëdha përpara. Paralajmërimet e padobishme kanë përfunduar. Bashkohu me rezistencën.

https://twitter.com/AmrullahSaleh2/status/1427631191545589772?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1427631191545589772%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fzevendesi-i-pare-i-ashraf-ghanit-veteshpallet-president-kujdestar-i-afganistanit-nuk-jemi-vietnami-bashkohuni-me-rezistencen%2F

https://twitter.com/AmrullahSaleh2/status/1427607793708814361?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1427607793708814361%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fzevendesi-i-pare-i-ashraf-ghanit-veteshpallet-president-kujdestar-i-afganistanit-nuk-jemi-vietnami-bashkohuni-me-rezistencen%2F