AKTUALITET, 17 Gusht 2021, 19:27

Sherr në Elbasan, qëllohen me sende të forta efektivët e policisë, dëmtohet makina e patrullës

Sherr në Elbasan, qëllohen me sende të forta efektivët e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Elbasan.

Disa persona, të cilët i përfshinë në një konflikt në një nga rrugët kryesore në qytetin e Elbasan, kanë kundërshtuar dhe dhunuar edhe efektivët e policisë, duke i qëlluar me sende të forta.

Gjatë incidentit, është dëmtuar me mjete të forta automjeti i patrullës së policisë.

Nga ana e uniformave blu janë shoqëruar disa persona, si dhe është sekuestruar edhe një mjet prerës në vendngjarje.