AKTUALITET, 14 Dhjetor 2020, 18:46

Ulen shifrat e të infektuarve në Itali, regjistrohen 491 të vdekur në 24 orë nga Covid-19

Ulen shifrat e të infektuarve në Itali, regjistrohen 491 të

Ulen shifrat ditore e të infektuarve me Covid-19 në Itali. Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj janë regjistruar 12,030 raste të reja me koronavirus në 103 mijë tamponë të realizuar. Ndërsa një ditë më parë ishin 17,938 raste të reja.

Viktimat e deklaruara jaën 491, në një niveli të përafërt me ditën e djeshme, 484 duke e çuar në 65,011 numrin total të vdekjeve që prej nisjes së pandemisë.

Italia është shteti i parë në Europë për nga numri i viktimave nga koronavirusi. Si prej disa ditësh, Veneto është rajoni më i goditur, me 2829, më pas është Emilia Romagna më shumë se 1500 të tilla.