TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadorja e Suedisë në Tiranë, Elsa Hastad, ka shprehur mbështetjen e saj ndaj gazetarëve duke ngritur shqetësimin për arrestimin e gazetarëve Xhoi Malësia dhe Qamil Xhani.
Në një postim në Twitter, Hastad shkruan:
"Suedia qëndron për të drejtën e çdo gazetari për të bërë punën e tij të lirë nga dhuna dhe ngacmimi, çdo ditë të vitit! Ne jemi të shqetësuar kur mësojmë se Xhoi Malësia & Qamil Xhani u ndaluan të raportonin ndërsa mbulonin protestën".
Gjatë protestave të fundit, policia arrestoi kryeredaktorin e gazetës "Koha Jonë" pranë redaksisë duke fotografuar arrestimin e disa të rinjve si dhe gazetarin e Ora News, Xhoi Malësia.
Pas kësaj ngjarjeje, Presidenti i bëri thirrje prokurorisë të hetojë dhunën ndaj gazetarëve dhe ka kërkuar reagim nga organizatat ndërkombëtare të gazetarëve.
Edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka informuar ditën e sotme Parlamentin Europian për dhunën e policisë kundër gazetarëve.