TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Numri i infektimeve brenda ditës në Greqi ka rënë. Gjatë 24 orëve të fundit autoritetet shëndetësore kanë njoftuar 639 raste të reja me koronavirus.
Me këtë shifër, numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 125,173.
Në orët e fundit 62 qytetarë grekë e kanë humbur betejën me virusin, duke e çuar në 3687 numrin e viktimave. Mosha mesatare e personave që kanë vdekur është 79 vjeç dhe 95.7% kishin sëmundje bashkëshoqëruese.
Sipas autoriteteve shëndetësore 558 pacientë po trajtohen me intubim. Mosha e tyre mesatare është 66 vjeç.