TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qeveria ka vendosur të japë ndihmë financiare, për familjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili u vra nga efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj.
Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesnatës në zonën e Laprakës, pranë banesës së 25 vjeçarit.
Siç thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave, për Qazim Rashën, babain e të vrarit, qeveria ka lidhur një pension. Një tjetër element që bie në sy në vendim, është fakti se aty shkruhet se Klodian Rasha humbi jetën në mënyrë aksidentale edhe pse ngjarja është nën hetim nga prokuroria dhe pritet formulimi i akuzës zyrtare ndaj efektivit.
"Dhënien e trajtimit të veçantë, familjes të të ndjerit Klodian Rasha, i cili në datën 08.12.2020, humbi jetën aksidentalisht, si pasojë e veprimeve policore...", thuhet ndër të tjera në vendimin e qeverisë.
Vrasja e brutale e 25 vjeçarit, shkaktoi revoltë në mbarë Shqipërinë dhe u shoqërua nga protesta të dhunshme. Protestuesit vijojnë të kërkojnë largimin e Drejtorit të Policisë, Ardi Veliu, pas dorëheqjes së ministrit Lleshaj.
Në rradhët e policisë, duket se nuk ka patur asnjë reflektim edhe pas vrasjes së Rashës, pasi ditët e fundit efektivë të ndryshëm, kanë ushtruar dhunë brutale ndaj protestuesve, shpesh pa asnjë shkak.
/TPZ.al/
