AKTUALITET, 14 Dhjetor 2020, 16:21

Vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese, KED çon për miratim në Kuvend kandidatin Altin Binaj

Vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese, KED çon për miratim

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i përcolli Kuvendit për miratim emrin e kandidatit Altin Binaj për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

“Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas diskutimeve miratoi vendimin për pikëzimin dhe renditjen e kandidatit të lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020, si edhe listën përfundimtare të renditjes së bashku me raportin përkatës”- thuhet në njoftimin e KED-së.

Në mbledhjen e sotme merrnin pjesë anëtarët e KED, përfaqësuesi i Avokatit të Popullit, përfaqësuesi i Presidentit të Republikës dhe përfaqësuesi i Kryetarit të Kuvendit.