AKTUALITET, 9 Mars 2019, 12:24

Militantja e PS s’përmbahet, ia thotë Ramës në sy: Të të marrin të keqen, Subashi e bëri Fierin si Amerikë!

Militantja e PS s’përmbahet, ia thotë Ramës në sy:

Gjatë takimit që kryeministri Edi Rama zhvilloi me qytetarët e Fierit, nuk kanë munguar edhe batutat me qytetarët e pranishëm në këtë takim.

Një nga qytetaret e pranishme në takim, tha se ishte anëtare e Partisë Socialiste, ndërkohë që nuk la pa shprehur ‘ndjenjat’ për punën e mirë të socialistëve në Fier.

Batutat e Ramës në Fier:

Qytetarja: Jam anëtare e PS, ta dinë të gjithë. Këtij t’i marrin të keqen. Armando Subashi e ka bërë Fierin Amerikë.

Rama: Moj t’i s’je për platform. Ik ulu aty, ke hyrë në mënyrë ilegale. Po si na hyre kështu? Apo ke parë ata në parlament.