TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Raporti i kofidencial i UEFA-s dërguar FSHF-ës, i bërë publik nga Panorama Sport, ku dyshohet se në sfidën Kukësit-Kastrioti:
“Ekzistojnë prova të qarta dhe mbizotëruese të basteve se drejtimi dhe rezultati i kësaj ndeshjeje ishte përfundimisht i ndikuar me synimin për të fituar baste të korruptuara”, ka tronditur sërish futbollin shqiptar.
Dënimi i Skënderbeut është ende i freskët, impakti që ka pasur është shumë i madh, por futbolli në vend u trazua sërish nga ky raport i cili tregon qartë se UEFA nëpërmjet sistemit të monitorimit të basteve(BFDS) vijon të ndjek futbollin shqiptar jo vetëm në aventurën e tyre europiane.
Duke u rikthyer tek ajo sfidë, Kukësi-Kastrioti, ku verilindorët përmbysën rezultatin në pjesën e dytë, (3-1) i gjithë opinioni sportiv ishte i vetëdijshëm se ajo sfidë kishte pas rëndësi, në një kohë kur Tirana po fitonte pastër kundër Flamurtarit, dy sfida këto që përcaktonin fatin e ekipit të dytë që do të ndiqte Kamzën në Kategorinë e Parë.
Për herë të parë në këtë njolle të madhe, në dyshimet për trukim ndeshjesh, përmendet dhe emri i Kukësit.
I kontaktuar nga BalkanWeb, presidenti Safet Gjici ka qenë shumë i prerë: “Kukësi kurrë nuk ka trukuar ndeshje as nuk trukon, jo vetëm brenda kampionatit tonë por as në kupat e europes”.
I pyetur nëse i druhet një hetimi të mirëfilltë nga UEFA, presidenti Gjici shtoi: “Nuk i druhemi fare se jemi totalisht të pastër nuk i njoftim ne këto gjëra”, theksoi numri një i klubit verilindorë./ BW