TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktori Neritan Liçaj i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora e ka quajtur një mësues vizatimi kryeministrin Edi Rama, i cili duhet të mbyllë gojën sa i përket analizimit të çështjes pse duhet prishur Teatri Kombëtar.
Liçaj tha se një ndër aktorët më të mëdhenj botërorë, që ka luajtur në të gjithë botën, e ka konsideruar sallën e teatrit kombëtar më të ngrohtën dhe të bukurën.
‘Një nga aktorët ikonë të teatrit botëror, ai që ka luajtur "Nënën e Krishtit" tek "Pasioni i Krishitit" që ka dhënë shfaqje aty, meqë na bën gjithologun mësuesi i vizatimit që kemi për kryeministër... Ka luajtur në çdo cep të botës edhe në Alaskë dhe ka thënë në sy të trupës se Teatrit kombëtar: "Nuk kam parë sallë më të veçantë dhe më të ngrohtë teatrale se kjo". Prandaj mësuesi i vizatimit të mbylli gojën dhe të merret me ato gjërat e veta.’, tha Liçaj.