TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arkeologu dhe akademiku, Apollon Baçe, i ftuar në emisionin “Tempora” në Ora News, e ka quajtur “përbindësh” stadiumin e ri “Arena Kombëtare”.
Ai tregoi se për pak është përplasur me makinë kur e ka parë stadiumin në krah të godinës së rektoratit të Universitetit për të cilën thotë se se ka një arkitekturë mjaft të veçantë.
“Në vitin 2000 bëhet një VKM dhe e ka firmosur Ilir Meta me propozimin e ministrit të Kulturës, që ishte Edi Rama. Aty bëhet qendra historike dhe ka një rregullore, në të cilën tërë monumentet dhe pjesët fitojnë statusin e trashëgimisë së dytë.
Në kategorinë e parë ti nuk ke të drejtë të ngulësh asnjë gozhdë. Në kategorinë e dytë ti mund të ndërhysh, vë kolltuqe në skenë e bën pak më ndryshe se këto të tjerat. Për këtë arsye ka qenë e tillë.
Në 2017-ën ndërrohet, në 2018-ën ndërrohet sërish dhe e gjithë qendra historike kthehet në 1/3 e saj 12 mijë metra kuadrat ikin fluturojnë. Edhe kjo i hap rrugë ndërtimit të kullave, “përbindëshave” do ti quaja unë.
Unë gati jam përplasur me makinë kur po kaloja tek stadiumi. Kur shoh atë arkitekturë monumentale dhe të bukur, që është rektorati i Universitetit dhe përballë me duhet si ato filmat transformers, një makinë me xhixha dhe ai stadiumi përbindësh”, – deklaroi akademiku Baçe.
