AKTUALITET, 31 Korrik 2019, 08:59

Korçë, përfshihen nga flakët dy banesa, njëra shkrumbohet plotësisht

Korçë, përfshihen nga flakët dy banesa, njëra


Dy banesa janë përfshirë nga flakët në qytetin e Korçës mëngjesin e sotëm, në lagjen 12. Nuk raportohet për të lënduar nga zjarri por dëme të shumta materiale.

Mësohet se njëra prej shtëpive është shkrumbuar plotësisht, por edhe banesa tjetër që ishte ngjitur ka pësuar dëme të shumta materiale.

Në shtëpinë që u dogj plotësisht nuk ka pasur njerëz brenda, ndërsa banorët e banesës tjetër kanë arritur të dalin në kohë pa pësuar lëndime.

Për shuarjen e flakëve, në vendin e ngjarjes shkuan shumë forca zjarrfikëse. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.