TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
UBT është tërhequr nga pengimi i ndërtimit të shkollës 9-vjeçare “Nënë Tereza” në Kodër Kamëz. Mësohet se shkolla në Kodër Kamëz do të ndërtohet brenda Korpusit Universitar sipas planit të Bashkisë Tiranë. Kështu ka vendosur Senati i Universitetit Bujqësor të Tiranës me shumicë votash dhe deklaroi se shkolla është një domosdoshmëri për komunitetin. Ky seanat thekson se është realizuar një akt-marrëveshje mes UBT-së dhe Bashkisë Tiranë për ndërtimin e kësaj shkolle.
“Senati akedemik i UBT-së mbështet unanimisht akmarrëveshjne me bashkinë Tiranë. Si kundër deri më sot UBT deklaron se do të jetë në nevojë të komunitetit. Shkolla ‘Nënë Tereza’ një domosdoshmëro. Akt marrvëshja me bashkinë Tiranë do të bëhet transparente.”, u shpreh UBT në një deklaratë për media.
I vetimi që ka qenë kundër ndërtimit të shkollës është Jamarbër Malltezi, anëtar i senatit, pedagog në këtë universitet.
Studentët dhe pedagogët e këtij universiteti kanë protestuar për 7 ditë me rradhë dhe kanë kundërshtojnë ndërtimin e shkollës 9-vjeçare nga Bashkia Tiranë. Ata kanë bojkotuar edhe mësimin dhe deklarojnë se nuk do të lejojnë që fidanishjta të prishet.
Kundër këtij projekti doli edhe dekani i UBT-së Maksim Meço , i cili deklaroi sese protestat nuk do të ndalen dhe nuk do të lejojnë prishjen e fidanishtes.