AKTUALITET, 11 Dhjetor 2018, 13:54

U vu në lojë nga studentët, reagon ashpër Erion Braçe

U vu në lojë nga studentët, reagon ashpër Erion Braçe

Protesta e studentëve që vijon edhe sot përpara kryeministrisë ka sjellë një sërë memesh dhe pankartash, ndërsa një prej atyre që është vënë në lojë është dhe deputeti i PS-së, Erion Bracce.

Në pankartën që u bë virale shkruhej:

” I duam tarifat sa Erion Braçe.”

Kjo e ka revoltuar deputetin në fjalë i cili i ka kthyer përgjigje protestuesve dhe ish-kryeministrit Sali Berisha që ka publikuar foton.

Braçe shkruan se nuk e “qeth Lulin” hiç para Berishës, ndërsa thotë se metri i tij është metri i nderit.

Reagimi i plotë i Braçes:

Tani dy fjale për dy udhëheqës; Sali, unë kam aq centimetra sa me duhen, jo ne shtat por në zemër! Ti e di mire se ajo zemra me ka bere qe te mos e #QETHLULIN hiç as përballe teje ne Kuvend, as përballe teje ne rruge kur ti ishe me kallash ne dore e unë me duar ne xhepa!

Ka edhe me; As kam vrare e as kam vjedhur kend, ndaj te rri perballe ty dhe cdo vrasesi e hajduti si ty; Ky eshte metri i nderit qe ti se ke patur kurre!

Edi, ka gjithnje nje rruge me te mire: Mos paguaj #Tarifat sa une, por paguaj #Subvencionin per cdo student te mire, te varfer apo mesatar sac je i gjate vete!

Per gjithe idiotet e partise se madhe e te korruptuar, perbashkuese, dite te mire e kujdes fytin, metrin, xhepat e Lulit dhe Monikes!”