AKTUALITET, 11 Dhjetor 2018, 12:56

“Kafshatë që s’kapërdihet është tarifa”/ Pankartat më pikante

Jo vetëm brohoritje në kor apo  duartrokitje, në shtatë ditë protestë, studentët kanë goditur edhe me pankartat e tyre.

Përmes parullave të frymëzuara nga memet aq të përdorura në rrjetet sociale, ata kanë zgjedhur një tjetër formë për ti dhënë jehonë zërit të tyre. Ironike, sarkastike, atdhetare, në shqip apo në anglisht memet janë shpërndarë në të gjithë rrjetin për t’u kthyer në virale. Ja disa prej tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Studentët e mjekësisë, kanë zgjedhur një tjetër formë proteste, ndërsa nisën marshimin drejt MASR, ato kënguan në kor vargjet e përgatitura nga vetë ata:

Vjen dhjetori me protesta

Ne marshojmë nuk bëjmë festa

Vjen dhjetori me shumë zhurmë

Janë studentët bashkë në turmë

Vjen dhjetori bëhen thirrje

Janë studentët duan zgjidhje

Sytë tek ne e gjithë Shqipëria

Arsimi nuk është në burg, arsimi është liria

Në prag të ministrisë qëndrojmë të vendosur

Të nxjerrim në dritë arsimin e përdhosur

Larg politika larg parlamenti

Dhjetori është i yni, është dhjetor studenti

Të gjitha shkollat, nga gjithë Shqipëria

Bashkohen me ne, marshon sot Rinia.

Studentët protestojnë prej 7 ditësh për të drejtat e tyre dhe nuk pranojnë të ulen në bisedime me kryeministrin Edi Rama për kërkesat e parashtruara ndaj qeverisë, ndonëse shefi i ekzekutivit tha se nuk do ketë lëvizje nëse nuk ka bisedime.