TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një moment pikant gjatë protestës së sotme, që shënon ditën e saj të shtatë ishte mbështetja e qytetarëve të shumtë.
Ndër to ishte edhe kjo grua, e cila është emocionuar kur ka kaluar me biçikletë pranë turmës që e drejtonin studentët e Mjekësisë.
Siç duket edhe nga video, gruaja nuk i ka mbajtur dot lotët, ndërsa studentët e kanë përqafuar njëri pas tjetrit.
Por kush ishte kjo grua? Politiko.al mëson se bëhet fjalë për Yllka Hidën, një ish-studente e ‘90-ës, e cila bashkë me mijëra studentë të atyre viteve u ngritën dhe rrëzuan sistemin e diktaturës. Po ashtu, ajo ka punuar edhe si mësuese matematike në shkollën e mesme “Çajupi” në Tiranë.