TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Jurgen Bardhi ka finalizuar transferimin e tij në Turqi. Mesfushori 23-vjeçar e ka mbyllur aventurën te Partizani dhe ka firmosur me klubin e Tuzlaspor, që militon në Ligën e Dytë turke.
Sezonin e shkuar, skuadra e Tuzlasporit e mbylli pa shumë pretendime kampionatin, duke u renditur në mes të tabelës. Ndërsa këtë sezon, ekipi turk pretendon të luftojë për t’u ngjitur në elitë.
Bardhi qëndroi për 7 vite te Partizani dhe luajti plot 229 ndeshje, duke u bërë kështu lojtari i radhës i rëndësishëm që largohet nga “demat e kuq” me parametra zero…
“Panorama Sport” mëson se Bardhi ka firmosur një kontratë dy-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 250 mijë euro në total për dy sezone.