LIFESTYLE, 5 Shtator 2020, 15:28

U tha se Luana Vjollca ndahet nga Krenari? Ja si qëndron e vërteta

U tha se Luana Vjollca ndahet nga Krenari? Ja si qëndron e vërteta

Media të ndryshme rozë pak ditë më parë raportuan se prezantuesja Luana Vjollca është ndarë nga partneri i saj. Shkak për këtë, u tha se nuk dyshja nuk ndiqen më nga njëri-tjetri në rrjetet sociale dhe Krenari ka munguar në ditëlindjen e Luanës, me datë 2 shtator.

Megjithatë, një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Burime për Prive.al kanë konfirmuar se çifti janë bashkë dhe të lumtur. Vetëm pak ditë më parë, ata u kthyen nga pushimet, pak para ditëlindjes meqenëse 1 shtatori duhej ta gjente prezantuesen në punë, në përgatitjet e nisjes së sezonit të ri televiziv.

Në të njëjtën kohë, Krenari mbetet shumë i angazhuar në jetën në Tiranë ku është zhvendosur pothuajse me kohë të plotë me shtëpi dhe biznese. Shumë zhurmë për asgjë, sërish.