TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ditë më parë, këngëtari i mirënjohur Blero zbuloi se ishte infektuar me koronavirus. Ai publikoi një foto nga spitali, teksa tregoi se kishte rezultuar pozitiv por fatmirësisht e ka kaluar atë.
Ndërkohë, ditën e sotme pas mesazheve të shumta në rrjete sociale, këngëtari ka treguar se tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa bën me dije se së shpejti do të sjellë projektin më të ri.
“Faleminderit të gjithëve për kujdesin dhe gjithë ato mesazhe. Unë falë zotit jam shëndoshë e mirë tani, dhe me sukses i kalova të gjitha. Menjëherë u ktheva në punë, mezi po pres që të shijoni projektin tim të radhës që me mund dhe shpirt e kam punuar me të gjithë njerëzit e mi më të afërt.“, shkruan Blero.
