LIFESTYLE, 4 Shtator 2020, 14:23

Rozana Radi ndjek vetëm një person në Instagram, ja për kë bëhet fjalë


Rozana Radi është një nga vajzat e ekranit që i ka provuar të gjitha fushat e artit. Ajo është aktore, këngëtare, tekstshkruese dhe së fundmi edhe moderatore.

Ky fakt ka bërë, që ajo të jetë shumë e pëlqyer për publikun, i cili nuk nguron ta përkrahë. Prandaj, Rozana ka plot 337 mijë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram.

Mirëpo, ajo që i ka bërë përshtypje të gjithëve është se Rozi ndjek vetëm një person.

Të gjithë mund të mendojnë se bëhet fjalë për djalin që i ka rrëmbyer zemrën, por jo. Është motra e saj, Andeta Radi, njeriu më i shtrenjtë i këngëtares.

Nuk dihet pse Rozi e mori këtë vendim, por gjithçka mbetet për t’u parë në vijim.