LIFESTYLE, 4 Shtator 2020, 18:21

E dashura e Brad Pitt një “kopje” e Angelina Jolie, fotot e reja “çmendin” fansat


Brad Pitt dhe e dashura Nicole Poturalski kohët e fundit kanë qenë kryefjala e mediave botërore. Dyshja u fotografua pak ditë më parë në një aeroport të Francës, por ajo që ra në sy më shumë ishte ngjashmëria që modelja gjermane kishte me ish-partneren e Pitt, Angelina Jolie.

Së fundmi, modelja gjermane ka publikuar disa foto, ku shfaqet e veshur me një xhaketë gri, por ajo që ka tërhequr sërish vëmendjen është se ajo duket si një “kopje” e aktores Jolie, që prej formave fizike dhe pozës së marrë.

Kjo është romanca e parë publike e Pitt që nga ndarja me Jolie, dhe sipas mediave të huaja ata janë njohur në restorantin e bashkëshortit të modeles në Berlin. Pitt dhe Poturalski raportohet se po shijojnë romancën e dashurisë prej një viti tashmë, ndërsa aktualisht ndodhen me pushime në jug të Francës.