LIFESTYLE, 3 Maj 2018, 17:36

U tha se e kishte marrë malli për Flor Mumajesin, Elvana Gjata thyen heshtjen: Ja e vërteta!

Elvana Gjata është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare dhe tashme ka mbi 1 milion ndjekës në Instagram. Të shumtë janë fansa shqiptarë por ka dhe ndjekës të huaj të cilët pëlqejnë muzikën e këngëtares.

Pak më parë një postim i Elvanës në rrjete sociale ku shkruante: ‘Më ka marr malli aq shumë për ty’ , u interpretua se kishte mall për kantautorin Flor Mumajesin, por s’ka më fjalë lart e poshtë.

Elvana ka mbyllur ‘gojët e liga’ dhe u tregon se këtë mall e ka për të gjithë ju. Epo nuk ka faj askush qe Gjata në postimin e pare e kishte për TY dhe tani e thekson JU.