LIFESTYLE, 2 Maj 2018, 13:17

Këngëtari shqiptar rrëfen si e zhgënjeu Miriam Cani: E doja për shkak të butësisë

Këngëtari shumë i pëlqyer nga të rinjtë, Ylli Limani, ishte dje i ftuar në “Pasdite në Top Channel”. Gjatë intervistës ai u kthye prapa në kohë, pikërisht atëherë kur konkurrioi n ë “The Voice of Albania”.

Ylli tregon se i ka mbetur peng që asokohe këngëtarja e njohur Miriam Cani nuk e ktheu karrigen sepse e donte shumë atë për shkak të butësisë artistike dhe stilit që ka.

“Po desha të kthehej Miriami, për shkak të stilit dhe butësisë artistike, por ajo nuk u kthye”, u shpreh Ylli.

Ndërkohë pak javë më parë Limani ishte i ftuar në “The Voice kids”, ku pas performancës së tij, Miriami u shpreh e penduar që 7 vite më parë nuk e kishte shtypur butonin.

“Jooo, nuk e kam shtypur fare butonin për Yllin”, u shpreh Miriami duke shtuar se kjo nuk është e rëndësishme para rrugës së suksesit që ka bërë Ylli.