LIFESTYLE, 3 Maj 2018, 13:45

Pas 8-vitesh lidhje, Eva Murati ndahet nga djali i Jozefina Topallit (FOTO)

Moderatorja e njohur e sportit, Eva Murati dhe djali i ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topallit, Genari, nuk janë më bashkë.

Burime të sigurta për “Panorama Plus” njoftojnë se Eva dhe Genari i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 8-vjeçare.

Nuk dihet ende shkaku se pse çifti është ndarë, por tashmë moderatorja nuk është më nusja e Jozefina Topallit.

 

Madje një gjë e tillë vihet re edhe në rrjetet sociale, ku Eva nuk ka asnjë foto me Genarin, por vetëm fotografi nga jeta profesionale, apo me familjarë e miq.

 

 

PANORAMA PLUS