LIFESTYLE, 3 Maj 2018, 11:52

“Çfarë po ndodh mes këngëtarëve?”, a ishin të pranishëm Nora dhe Roberti në ditëlindjen e Tian?

Siç edhe e kemi parë nëpër foto, Tuna këto ditë ka festuar 1 vjetorin e ditëlindjes së Tian.

Vetëm një vit më parë këngëtarja bashkë me Patrisin u bënë për herë të parë prindër të një djali.

Prindërit kishin zgjedhur një ambient të hapur, të gjelbërua për të bërë festën e ditëlindjes.

Por përpos shumë organizimit perfekt, atmosferës pozitive dhe të ftuarëve, ajo që ra në sy ishte mungesa e Norës dhe Robertit.

Mendohet se çifti kanë qenë të angazhuar me ndonjë koncert çka ua ka bërë të pamundur praninë në ditëlindjen e vogëlushit Tian.