TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjyqtari Fuat Vjerdha ka reaguar pas shkarkimit të tij nga detyra.
Në një deklaratë për mediat, kreu i Gjykatës së Apelit Shkodër shprehet se gjithmonë ka ndjekur reformën në Drejtësi, por që kjo gjë nuk bëhet me këto lloj vendimesh. Ai e cilëson shkarkimin e tij si të padrejtë.
“Në vitin 2008 dënova Avdylët pasi Gjykata e Lezhës tentoi t’i lironte. Meraku im ka qenë të mos dënoj një njeri të pafajshëm.
Shkarkim i padrejtë, në shkelje të ligjit.
Kam mbështetur gjithmonë reformën në drejtësi, por kjo gjë nuk bëhet me vendime të tilla.”
Vendimi për Vjerdhën u morr nga treshja gjykuese KPK-së e përbërë nga Olsi Komici kryesues, Lulzim Hamitaj relator dhe Pamela Qirko anëtare, si edhe vëzhguesi ndërkombëtar Ferdinando Buatier.
KPK theksoi se gjyqtari Vjerdha kishte probleme me profesionalizimin në punë dhe kjo ishte arsyeja që u shkarkua nga detyra.
Theksojmë Vjerdha ka qenë një nga gjyqtarët i cili votoi kundër ndryshimit të vendimit për Dritan Dajtin, duke e shpëtuar këtë të fundit nga dënimi me burg për jetë.