TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pak minuta më vonë pritet të nisë seanca në Kuvend për rezolutën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Mësohet se nga ana e policisë janë marrë masa të rrepta sigurie.
Kuvendi është rrethuar me tela me gjemba dhe gardhe hekuri dhe në të janë të pranishëm 250 forca policie.
Seanca që do të nisë në orën 10:00 ka në rendin e ditës, një debat prej 5 orësh mes maxhorancës dhe opozitës për dekretin që shfuqizoi datën 30 qershor për zgjedhjet lokale.
“Ndërhyrjen e Presidentit të Republikës në këtë fazë të procesit zgjedhor si një mjet që ka cenuar rëndë barazinë e konkurrimit politik duke shkelur kështu paanësinë politike që Kushtetuta i ka veshur Presidentit të Republikës;
Mundësinë e aktivizimit të mekanizmave të kontrollit dhe hetimit parlamentar parashikuar nga neni 90, paragrafi 2 i Kushtetutës”.
Kjo pikë e fundit e rezolutës që pritet të votohet në Kuvend është edhe neni me të cilin mund të iniciohet edhe shkarkimi i Presidentit, pa e shprehur këtë si një veprim që do të ndërmerret, por si një mundësi shqyrtimi”, thuhet në dokumentin e dorëzuar në Kuvend.
