AKTUALITET, 4 Janar 2019, 17:33

Bllokohen dhjetë policë maqedonas në kufi me Kosovën

Bllokohen dhjetë policë maqedonas në kufi me Kosovën

Dhjetë policë që patrullojnë në kufirin mes Maqedonisë dhe Kosovës janë bllokuar në Tanush, fshat i cili ndodhet disa kilometra larg kryeqytetit të Maqedonisë, Shkupit.

“Bora afër 1 metër e rënë në këtë fshat ka lënë policët për gjashtë ditë me radhë të bllokuar në stacionin policor të këtij fshati, ndërsa raportohet se ushqimi i tyre është edhe drejt fundit”, raportojnë mediat kosovare.

Ndërkohë nga Shkupi zyrtar nuk ka ende një njoftim për policët e bllokuar dhe për gjendjen e tyre shëndetësore. Krahas kësaj, temperaturat janë ulur me shpejtësi, ndërsa reshjet e dëborës vijojnë të bien me intensitet edhe më të lartë.