TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
PSG-ja dhe Mançester Siti nuk po kalojnë një moment të mirë jashtë fushave të blerta, duke qenë se në zyrat e UEFA-s, ‘po zihet’ diçka. Merkatoja e shfrenuar që dy skuadrat kanë bërë në vite, mund të jetë një ‘vetëvrasje’ për to, duke qenë se UEFA ka nisur të hetojë dy klubet. Mançester Siti duket shumë i rrezikuar për t’u përjashtuar nga Kupat e Europës dhe këtë e ka pranuar një nga zyrtarët e UEFA-s.
Ives Leterme, kreu i Komitetit të Kontrollit Financiar në UEFA, është shprehur se Siti po hetohet në lidhje me shkeljen e rregullave të ‘Fair Play Financiar’ dhe nëse kjo rezulton se është e vërtetë, atëherë ‘qytetarët’ do të përjashtohen nga Europa.
“Nëse pohimet konfirmohen, problemi do të jetë serioz. Ne mund të marrim sanksionin më të vështirë, që është përjashtimi nga Kupat e Europës. Gjithçka i referohet shkeljes së pretenduar të rregullave për ‘FFP’ të vendosur nga UEFA dhe se klubi i Mançesterit duket se e ka shkelur”, u shpreh zyrtari i UEFA-s, Leterme.