AKTUALITET, 4 Janar 2019, 16:11

VIDEO/ “Më keq se sa ishte”, Berisha reagon për situatën e krijuar nga bashkimi doganor me Kosovën

VIDEO/ “Më keq se sa ishte”, Berisha reagon për

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka postuar në faqen e  tij në Facebook një video ku tregohen radhët e gjata të automjeteve në pritje për të kaluar pikën doganore të Morinës, e cila lidh Shqipërinë me Kosovën.

Berisha shkruan se, në këtë pikë doganore paraqiten radhë të gjata automjetesh, ku sipas tij, shkakton dy orë vonesë për të kaluar.

“Dy orë vonesë në Morinë të Kukësit. Më keq se sa ishte,” –shkruan Berisha në facebook sipër videos së dërguar nga një qytetar në adresë të tij.

Reagimi i ish-kryeministrit vjen vetëm pak ditë pas hyrjes në zbatim të vendimit për bashkimin doganor midis Shqipërisë dhe Kosovës nga ana e dy qeverive të vendeve përkatëse.

Statusi i plotë:

Dy ore vonese ne Morine te Kuksit. Me keq se sa ishte!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje, dy ore ne Dogana Doktor.