AKTUALITET, 3 Qershor 2021, 17:33

“U prenin veshët dhe bishtin për t’u krijuar një pamje agresive”/ Policia italiane zbulon rrjetin më të madh të trafikimit të qenve

“U prenin veshët dhe bishtin për t’u krijuar një

Policia italiane ka zbuluar një rrjet të trafikimit të qenve, ku shumë veterinerë u prisnin veshët dhe bishtin për t’i bërë ata më tërheqës për blerësit e huaj.

Mësohet se policia në Ankona po heton 40 persona, mes tyre dhe 11 veterinerë, të cilët akuzohen për abuzim me kafshët, trafikim të këlyshëve dhe ushtrim i paligjshëm i profesionit.

Hetimi deri më tani ka zbuluar 52 raste ku qenve u janë prerë veshët dhe bishti, ndërsa ata i përkisnin racave Pitbull, Korsikane dhe Argentino.

Sipas policisë, këta persona prodhonin certifikata të rreme dhe dokumente, me qëllim importimin dhe eksportimin e këlyshëve.

Policia tha se veterinerët fitonin rreth 200 euro për prerjen e veshëve dhe bishtit, duke iu dhënë qenve një pamje më agresive dhe për t’i bërë ata më tërheqës për blerësit e huaj.

Shoqata e kafshëve në Itali theksoi se më shumë se 3.5 milionë italianë blenë këlysh që ishin importuar ilegalisht dhe shitur përmes tregut të zi, si një mënyrë për tejkaluar stresin e krijuar nga pandemia.