AKTUALITET, 3 Qershor 2021, 14:43

Filipçe: Ora policore në Maqedoninë e Veriut do të hiqet nëse pas 15 qershorit vazhdon ulja e infektimeve

Filipçe: Ora policore në Maqedoninë e Veriut do të hiqet

Në mbledhjen e ardhshme Komisioni për Sëmundje Infektive në Maqedoninë e Veriut mund ta heqë orën policore, e cila është në fuqi.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, këtë të enjte ka bërë me dije se në mbledhjen e ardhshme të Komisionit, do të mbahet para 15 qershorit, në të cilën mund të miratohet shfuqizimi i orës policore, e cila është në fuqi prej 00:00 deri 04:00.

“Informacioni që e pamë sot se në 24 orët e fundit në klinikat e Shkupit nuk është pranuar asnjë pacient i ri, është i shkëkqyeshëm. Mbledhja e radhës e Komisionit për Sëmundje Infektive do të jetë para 15 qershorit. Nëse vazhdojnë këta numra pas 15 qershorit, do të ketë lehtësim shtesë të masave, para se gjithash mendoj për orën policore, si dhe rekomandime për ngjarje tjera”, tha Filipçe.

Ai njoftoi se edhe përkundër uljes së numrit të infektimeve me koronavirus, sistemi shëndetësor do të vazhdojë të përgatitet për valë të re eventuale të COVID-19.