AKTUALITET, 3 Qershor 2021, 15:36

Koronavirusi në Kosovë, vetëm 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Kosovë, vetëm 12 raste të reja në 24

Në Kosovë vijon të jetë e qëndrueshme situata me infektimet me Covid-19. Edhe ditën e sotme nuk është shënuar asnjë vdekje për shkak të virusit covid-19.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë kryer 2 676 testime nga të cilët janë infektuar 12 qytetarë.

Sot në Kosovë janë shëruar 182 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.564. Në total numri i rasteve aktive është 1.652.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë raportojnë se në 24 orët e fundit janë kryer 2955 doza me vaksinën Covid-19.