AKTUALITET, 6 Prill 2019, 16:36

“U ngjeshe me antiplumb”/ Paloka- Ramës: Po të përzënë me bisht ndër shalë kudo që shkon

“U ngjeshe me antiplumb”/ Paloka- Ramës: Po të

Ish-deputeti, njëkohësisht nënkryetar i PD-së, Edi Paloka  ka reaguar lidhur me takimin e kryeministrit Edi Rama, dje në Kukës.

Nënkryetari i PD-së shkruan se Rama pavarësisisht se solli mijëra forca të policisë dhe  u ngjesh me antiplumb, nuk  arriti të përballej me qytetarët për mungesë guximi.

Në reagimin e tij në  “Facebook”, Paloka ndër të tjera thekson se kryeministrin Rama nuk e duan jo vetëm kuksianët , por shumica e shqiptarëve.

Postimi i plotë i Edi Palokës:

Nuk mund te qendrosh me kryeminister i nje populli qe te urren dhe e urren.

Dje ne Kukes, edhe pse solle mijera forca, perfshi forcat speciale, u ngjeshe dhe me antiplumb dhe prape nuk guxove te ballafaqoheshe me qytetaret por mblodhe me detyrim administraten e deri nxenesit e shkollave me canta ne krah, per te zbrazur urrejtjen tende per shqiptaret. Nuk te duan me, jo kuksianet por shumica e shqiptareve. Kjo nje njeri normal do ta bente te reflektonte por nje si ty e terbon. Ndaj do vazhdosh edhe pak te zbrazesh urrejtjen dhe arrogancen tende ndaj qytetareve, sic ke bere ne gjithe Shqiperine e dje ne Kukes. Por nje gje eshte e sigurte, njerezit kane nevoje per nje qeverisje dhe nje kryeminister normal, prandaj po te perzene kudo qe shkon me bisht nder shale. Jane qytetaret e vertete e normal te ketij vendi. Asnjeri prej tyre nuk eshte i droguar. I vetmi i droguar dje ne Kukes ishe ti Edvin.