AKTUALITET, 6 Prill 2019, 14:42

Lirohet i infiltruari i policisë që u rrah me protestuesit e opozitës para Parlamentit

Lirohet i infiltruari i policisë që u rrah me protestuesit e

U rrah me mbështetësit e opozitës në protestën para parlamentit pasi provokoi turmën, policia liron të “infiltruarin” Olsi Albajramin. Pas konfliktit me protestuesit, i riu nga Elbasani ofendoi e kundërshtoi edhe uniformat blu, të cilët më pas e shoqëruan në komisariat.

Sipas vendimit të gjykatës ai do të hetohet me masën “detyrim paraqitje” për akuzat e kundërshtimit të policisë dhe goditjes për shkak të detyrës, gjatë protestës së fundit të opozitës tek parlamenti.

Turma e dhunoi pasi e mendoi ishte një efektiv i infiltruar nga policia, ndërkohë që në komisiariat Albajrami ka deklaruar se ishte pjesëmarrës në protestë si simpatizant i Partisë Demokratike, edhe pse askush nuk e shoqëronte gjatë protestës.