AKTUALITET, 6 Prill 2019, 15:00

Foto-Lajm /Presidenti Ilir Meta shfaqet ndryshe këtë të shtunë,publikon foto nga...

Presidenti Ilir Meta ka postuar në rrjetin social Facebook disa foto nga një market i veçantë në Tiranë në lagjen “Kodra e Diellit”, i cili tregton produkte organike që prodhohen në Shqipëri, nga të gjitha trevat kryesore të vendit.

“Më në fund në lagjen tonë një dyqan i munguar me produkte organike nga të gjitha trevat nga Malësia e Madhe në Gjirokastër”,- shkruan Presidenti Ilir Meta.

Rikthimi i vëmendjes së fermerëve dhe institucioneve drejt produkteve organike (bio) është një prej çështjeve kryesore, të cilët kreu i shtetit e ka ngritur dhe në takimet që ka zhvilluar në zona të ndryshme të vendit, si një mundësi për zhvillimin e argotizmit dhe ekonomisë.