AKTUALITET, 6 Prill 2019, 15:31

PD nxjerr videon dhe akuzon Ramën: Në aeroport s’ka nisur asnjë punim, ja ç’ndodhi në Kukës

Vetem pak pasi Kryeministri Edi Rama publikoi nje video nga inspektimi qe beri ne terren, per nisjen e punimeve ne aeroportin e Kukesit, Partia Demokratike ka nxjerre nje video, permes te ciles akuzon Edi Ramën, se po mashtron kuksianët.

1

Sipas PD, në video duket momenti kur larghohen makineritë, sapo Rama largohet nga Kukësi.

Reagimi i PD

Makinat qe jane ne video provojne mashtrimin e Edi Rames me nisjen e punimeve ne aeroportin e Kukesit. Video eshte bere dje rreth ores 17.00. Pas largimit te Edi Rames, jane larguar te gjitha makinerite qe ishin pjese e showt te tij ne Kukes. Ne aeroport nuk ka nisur asnje punim, edhe per faktin se akoma nuk ka nje leje ndertimi nga KKT.