AKTUALITET, 6 Prill 2019, 13:39

Protestuan kundër Ramës, procedohen 13 shtetas në Kukës

Protestuan kundër Ramës, procedohen 13 shtetas në Kukës

Policia informon se ka proceduar 13 persona pas protestës së djeshme të opozitës në qytetin e Kukësit.

Në njoftimin e policisë thuhet se 13 shtetas u proceduan, pasi kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar më datë 05.04.2019 të organizuar nga subjekti politik PD, Kukës e Has në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi” janë proceduar në gjendje të lirë 13 shtetas, të moshës nga 28 deri 60 vjeç nga Kukësi dhe Hasi.

Procedimi ndaj tyre filloi pasi kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit.