LIFESTYLE, 12 Dhjetor 2020, 10:44

U infektua me koronavirus, Genc Prelvukaj shtrohet në spital, Eni Koçi nxjerr foton

Katër ditë më parë, këngëtari Genc Prelvukaj ka dhënë lajmin se është infektuar me koronavirus.

Mirëpo, siç duket, gjendja e tij nuk është edhe shumë mirë.

Ka qenë e dashura e tij Eni Koçi ajo e cila ka hedhur një foto në Instastory, ku tregoi se Genci është shtruar në spital.

“Me dashurinë time. Ne do ta kalojmë atë”, ka shkruar Eni krahas fotos, ku i dashuri i saj shihet duke marrë serum.

Kujtojmë që para dy ditësh, këngëtarja tregoi se kishte dal negative, pasi kishte bërë testin e Covid-19.