LIFESTYLE, 9 Dhjetor 2020, 20:40

Genci rezultoi pozitiv, Eni i nënshtrohet menjëherë testit për Covid dhe publikon rezultatin


Ditën e djeshme, reperi i njohur, Genc Prelvukaj, ka njoftuar fansat e tij se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Menjëherë, pas kësaj duket se testit për koronavirus i është nënshtruar edhe partnerja e tij, Eni Koçi, pasi të shumtën e kohës e kalojnë pranë njëri-tjetrit.

Përmes një postimi në InstaStory, këngëtarja tregon se ka bërë testin serologjik por që në bazë të rezultateve ka qenë e infektuar me virus para tre muajve.

“Për fatin tim të mirë, e kam kaluar virusin para 3 muajve pa shqetësime serioze. Ju uroj shërim sa më të shpejt të gjithëve ju që po e kaloni ndërkohë”, ka shkruar Eni

Kujtojmë që javën e kaluar, ajo publikoi këngën e re të titulluar “Lamtumirë” në bashkëpunim me grupin Fisnikët.