TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deklaratat e një 91 vjeçari në Britaninë e Madhe, në momentin kur po linte spitalin pas vaksinimit, janë kthyer në virale.
Martin Kenyon, u vaksinua në "Guy's Hospital" në Londër dhe në dalje, u intervistua në mënyrë të rastësishme, nga korespodenti i CNN, Cyril Varnier.
"Nuk kam ndonjë ndjesi të madhe, përveçse shpresoj se tani nuk do ta marr virusin e poshtër", tha fillimisht 91 vjeçari.
I pyetur nga gazetari nëse e ka njoftuar familjen për vaksinimin, Kenyon u shpreh: "Po shkoj në shtëpi t'i tregoj. Nuk e di njeri. Ti je i pari që e di".
Por ajo që e ka kthyer në virale këtë intervistë spontante, është momenti kur 91 vjeçari thotë: "Nuk ka më kuptim të vdes tani, apo jo?!".
VIDEO: