TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Stresi flet nga arratia: Dola nga turma e protestuesve me makinë funeral
Reperi i njohur Arkimed Lushaj ka hyrë sërish në telashe me policinën dhe është arratisur në Kosovë. Kjo për shkak se u shpall në kërkim nga policia pasi dyshohet si organizatori i protestës së dhunshme për vrasjen e Klodian Rasha.
Stresi ka rrëfyer për Prive se si arriti të dilte nga Shqipëria dhe aq më tepër t’i shpëtonte policisë ditën e protestës, teksa u fsheh në një makinë funerali.
“Ishte shumë e vështirë se dje pas proteste janë dhënë urdhra që Stresi djali i Sali Lushës të merret në Drejtorinë e Policisë. Është shumë e vështirë me dal prej turme.
Kemi dal, jemi bllokuar në një vend, u futëm në një kafene, kur pamë që protestuesit u drejtuan të Drejtoria, e kemi dit që krejt forcat policore shkojnë aty.
Kemi marrë një shok që punon me makinat e varrimit. Vetëm për të dalë nga protesta. Kemi shkuar deri në Laç me të. Aty pastaj drejt Kosovës. I përshëndes krejt çunat që më prunë në Kosovë”, tha ai.