LIFESTYLE, 11 Dhjetor 2020, 22:55

‘Është zëri i nënës që qan ku e ka djalin e vet…’/ Stresi i dedikon këngë Klodian Rashës

‘Është zëri i nënës që qan ku e ka djalin e

Pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj, reperi Stresi, që ka qenë aktiv në protestat e mbajtura në Tiranë këto tre netët e fundit, ka bërë një këngë për të riun e vrarë. Ai ka publikuar një video të shkurtër, në të cilën dëgjohet një pjesë e këngës Vargjet në fjalë përshtaten me situatën e krijuar në familjen e Rashës pas vrasjes së të riut. “Është zëri i nënës që po qan ku e ka djalin e vet. Zemra vet e thërret, parandjenja a medet. Ajo nuk fle kur e di se sa net, del te dera veç e pret,” dëgjohet në video.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by STRESI (@stresi)